Kombëtarja shqiptare e futbolli ka nisur dje grumbullimin disa ditor në Barcelonë, aty ku do përgatitet sfida me Andorën. Me kuqezinjtë nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët, teksa disa prej tyre janë bashkuar sot. Sokol Cikalleshi dhe Gentian Selmani kanë udhëtuar që në mëngjes drejt Spanjës, teksa dje kanë qenë në fushë për ekipet respektive në Turqi.
Tanimë dyshja është bashkuar me grupin dhe sot pasdite do zhvillojnë stërvitjen e parë nën urdhërat e trajnerit Reja. Kujtojmë së deri pas orës 13:00, me kuqezinjtë do kenë mbërritur thuajse të gjithë lojtarët e thirrur. \
Ndeshja e 25 marsit me Andorën nis edhe fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2022, me skuadrën që do udhëtojë me autobus për 2 orë nga Barcelona drejt Andorës.

