Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Young Boys-Skënderbeu, zbulohet kush do të vendosë drejtësi në takimin e fundit për korçarët në Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Young Boys-Skënderbeu, zbulohet kush do të vendosë drejtësi

Ditën e enjte, në orën 19:00, Skënderbeu do të luajë takimin e fundit për fazën e grupeve në Europa League ndaj Young Boys-ave. Një ndeshje e rëndësishme, nga e cila korçarët kërkojnë patjetër fitoren, pasi Skënderbeu kërkon të mbushë arkat e klubit për të përfituar shpërblimin e UEFA-s prej 360 mijë eurosh në rast fitoreje.

Dy ditë para takimit është zbuluar se këtë sfidë do ta gjykojë një arbitër nga Uellsi. Bëhet fjalë për Li Evans, 42 vjeçari i cili mban stemën e FIFA-s që nga viti 2007. Evans do të ndihmohet nga Filip thomas dhe Ian Bërd.

Evans njihet si një nga gjyqtarët që nuk kursehet me dhënien e kartonave, ndaj do të duhet që të dyja ekipet të jenë të kujdesshme me ndërhyrjet dhe lëvizjet në fushë, në rast se nuk duan të nxjerrin në pah anën negative të uellsianit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga