
Barcelona është gati të hapë bisedimet për transferimin e yllit portugez Joao Felix. Katalanasit ka gjasa që të përfundojnë nënshkrimin e tij me klubin e Atletico Madrid brenda muajit korrik.
Dhe i gjithë ky interesim i menjëhershëm dhe i papritur vjen pasi Felix tronditi futbollin spanjoll kur tha:
“Do të doja të luaja për Barçën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të bashkohesha me ta. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Nëse kjo ndodh do të jetë një ëndërr e realizuar për mua”, ka thënë sulmuesi portugez.
Poll