Kylian Mbappe nuk e ka në plan të qëndrojë te PSG. Sulmuesi francez është në kërkim të një aventure të re dhe në bazë të kësaj, ka kërkuar nga Klubi ta lënë të lirë. Edhe pse kontrata i skadon vitin tjetër, futbollisti, si duket, nuk do presë.
Dëshira e Mbappe është kalimi te gjigandët e Realit të Madridit, ekip ky i cili ka kohë që e kërkon.22 vjeçari i lindur në Paris iu bashkua klubit të sheikëve në vitin 2018-të, periudhë në të cilën vinte nga Monaco.Deri tani, PSG ka afruar Donnarumma dhe Wijnaldum.