Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ylber Ramadani në ‘qiellin e shtatë’: Ndjenjë e papërshkrueshme që s’do ta harroj kurrë në jetën time

Shkruar nga NEWSPORT
Ylber Ramadani në ‘qiellin e shtatë’: Ndjenjë e
Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Një nga protagonistët kryesorë në këto eliminatore ka qenë padyshim edhe mesfushori, Ylber Ramadani. 27-vjeçari ka qenë pika kyçe në repartin e mesfushës dhe është i vetmi lojtar në këto kualifikuese që ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe nuk është zëvendësuar asnjëherë. Pas kualifikimit duket se mesfushori është në ‘qiellin e shtatë’ dhe gëzimi e ka kapluar. Diçka të tillë e tregon dhe me postimin e fundit në Instagram. “Ndjenjë e papërshkrueshme që s’do ta harroj kurrë në jetën time”, shkruan Ramadani, shkrim të cilin e shoqëron dhe me foto nga festa në Moldavi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ylber Ramadani (@ylber_ramadani16)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga