
Ylber Ramadani mori dje çmimin "Talenti i Sezonit", një mbrëmje gala që u organizua te hotel "Plazza" në kryeqytet. Këtë trofe të karrierës së tij, mesfushori i Partizani zgjodhi ta ndante me fansat e tij në rrjetet sociale ku postoi një foto.
Reagimet ishin të shumta, por ajo që ra në sy ishte diçitura e fotos ku 20-vjeçari i falënderonte të gjithë duke shkruar: ""Talenti Sezonit" një çmim i cili përligj më së miri performancën time në këtë sezon. Falenderoj Allahun Familjen time fejuaren time Klubin Partizani, drejtuesit, skuadrën,tifozat Ultras Guerrlis të cilët më kanë mbështetur gjithë kohës në klubin e kuq".
Por, një nga komentet më pikante ishte ajo e ish-lojtarit bardheblu Mensur Limani. Ish-futbollisti i Tiranës i shkruan: "Çfarë je more duke thënë? Urime e suksese në të ardhmen".
[gallery columns="1" size="full" ids="112880"]