Shqipëria po kalon formën më të mirë në histori teksa kuqezinjtë janë vetëm 1 pikë larg kualifikimit në Euro 2024. Nuk është thjeshtë ajo pikë, por po shohim një skuadër që dominon kundërshtarë si Polonia e Çekia për 90 minuta duke i mposhtur bindshëm e pa pësuar gol.
Duartrokitje merr trajneri Sylvinho, por merita më e madhe sigurisht u takon lojtarëve që shkëlqejnë në fushën e lojës. Paraqitjet e tyre pozitive me Kombëtaren, si dhe performancat e shkëlqyera me klubet respektive kanë bërë që vlerat e tyre në merkato të rriten ndjeshëm.
Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Ylber Ramadani dhe Mirlind Daku kanë parë vlerat e tyre në Transfermarkt të dyfishohen në përditësimim e muajit tetor.
Talenti i Legias nga 2.5 milionë që vlente në qershor shkon në shifrën e 5 milionë eurove, i treti më i shtrenjti në Poloni. Sulmuesi i Antverp në Belgjikë kap 4 milioënshin nga 2.5 që ishte më parë ndërsa heroi me dopietën ndaj Çekisë, Seferi, ka rritjen më të lartë ku nga 1 milionë euro shkon në 2.5 milionë.
Ylber Ramadani vlente 800 mijë euro para transferimit në Serie A, ndërsa tani sheh t’i shtohet një 1-sh para ndërsa bomberi Mirlind Daku shkon në 1.5 milionë euro nga 800 që vlente në qershor.