Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Yjet e PSG-së “dhëmb për dhëmbë” për titulli e golashënuesit në Kupën e Botës, Giroud i “kërcënon”

Shkruar nga NEWSPORT
Yjet e PSG-së “dhëmb për dhëmbë” për

Kupa e Botës ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, teksa tashmë janë mësuar edhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste mes të cilave do të luhen llogaritë e finales së madhe. Argjentinë-Kroaci dhe Francë-Marok janë duelet që premtojnë spektakël, ndërsa emocionet nuk pritet të mungojnë.

Përveç skuadrave që do luftojnë për të ngritur trofeun në fund, luftë e ashpër është edhe në garën për golashënuesin e Kupës së Botës. “Dhëmbë për dhëmb” është dueli mes yjeve të PSG-së. padiskutim të gjithëve na shkon mendja te dyshja Messi-Mbappe, të cilët po “kërcënohen” nga Olivier Giroud.

Kylian Mbappe edhe pse nuk gjeti mbrëmjen e djeshme rrugën e rrjetës vazhdopn të kryesojë listën me 5 gola, ndërsa Lionel Messi e ndjek nga pas me vetëm 4 realizime, me “pleshtin” që kërkon trofeun pasi do të jetë edhe “vallëzimi” i fundit i tij në kampionatin botëror. Nuk duhet të harrojnë Giroud që ka shënuar po aq herë sa Messi. Duket një garë 3-she për titullin e golashënuesit, kuptohet duke përjashtuar skenarë të çmendur që lojtarë të  skuadrave të tjera të shënojnë nga 4-5 gola.

Renditja e golashënuesve:

5 gola: Mbappe (Francë).

4 gola: Messi (Argjentinë) dhe Giroud (Francë).

3 gola: Morata (Francë), Gonçalo Ramos (Portugali), Gakpo (Holandë), Rashford dhe Saka (Angli), Richarlison (Brazil), Valencia (Ekuador).

2 gola: Bruno Fernandes dhe Leao (Portugali), Kane (Angli), Aboubakar (Kamerun), Fullkrug (Gjermani), Lewandowski (Poloni), Neymar (Brazil), Taremi (Iran), Al Dawsari (Arabia Saudite), Alvarez ( Argjentinë), Cho Gue-Sung (Kore e Jugut), Doan (Japoni), Embolo (Zvicër), En Nesyri (Marok), Kramaric (Kroaci), Kudus (Gana), Mitrovic (Serbi), Ferran Torres (Spanjë), Weghorst (Holandë) dhe De Arrascaeta (Uruguaj)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga