Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Yakim nuk e bën dramë: Krenar për atë që kemi bërë, por fatkeqësisht nuk ishim përgatitur për këtë duel

Shkruar nga NEWSPORT
Yakim nuk e bën dramë: Krenar për atë që kemi

Zvicra i dha fund aventurës së saj në Kupën e Botës, me helvetët që u “shkërmoqën” nga Portugalia 6-1. Një eliminim i turpshëm për zvicerianët të cilët vazhdon ti ndjekë mallkimi i fazës së 1/8 në kampionatin botëror.

Për këtë humbje ka reaguar edhe trajneri, Murat Yakim, i cili theksoi se ndaj portugezve skuadra e tij nuk ishte fare në fushën e lojës, duke pranuar kështu se djemtë e tij ishin të papërgatitur për këtë duel.

“Portugalia ishte më e mirë, ne nuk dolëm në fushë. Arritëm gjithmonë vonë dhe nuk ishim kurrë gati për të bërë atë që duhej. Ne kishim Ëidmerin jashtë me ethe dhe lojtarë të tjerë që nuk ishin në maksimumin e tyre në fushë. Unë jam akoma krenar për udhëtimin që kemi bërë. Grupi ynë ishte i nivelit të lartë dhe djemtë bënë gjëra të mëdha në këtë Botëror” , nënvizoi timonieri i helvetëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga