
Xhevahir Sukaj e ka ndarë mendjen. Sulmuesi shkodran do të rikthehet te Partizani në janar.
Një gjë të tillë, Sukaj e ka pranuar disa herë gjatë muajit të fundit, edhe pse tërthorazi.
Por, sot ka ardhur konfirmimi përfundimtar nga vetë golashënuesi i Partizanit gjatë sezonit të kaluar. Në një foto të postuar nga Ditmar Bicaj në profilin e tij në Facebook, ku mbrojtësi i Vllaznisë kishte pozuar me Sukajn para 2 vitesh, sulmuesi shkodran i komenton një mikut të tyre të përbashkët se "legjendat rikthehen te legjenda". Një gjë e tillë konfirmon qartë se Sukaj do të rikthehet te Partizani.
[gallery columns="1" size="full" ids="39738"]
Poll