Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xherdan SHAQIRI "shfryn" ndaj Interit: Atje shkova në mal për t'u shëruar

Shkruar nga NEWSPORT
Xherdan SHAQIRI "shfryn" ndaj Interit: Atje shkova në mal

Xherdan Shaqiri në një intervistë të dhënë për "SPORTbible" ka folur ndër të tjera për kohën e kaluar kur ishte pjesë e skuadrës së Interit. Lojtari i Liverpool ka treguar një moment kur ishte i dëmtuar tek zikaltërit, kur i kanë thënë se mund të shërohej tek një plak që jetonte në mal.

"Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperohesha për të luajtur në ndeshjen tjetër. Te Interi më thanë se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person i moshës së tretë, si cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë.".

Më tej, 27 vjeçari ka thënë se n ë Angli është ndryshe, pasi të të kushtojnë vëmendje kur ke probleme fizike.

"Në Angli është ndryshe, je i dëmtuar, ke problem, ke 7 fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash", ka thënë Shaqiri.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga