
Pas intervistës të dhënë sot për “Standard” Granit Xhaka la të kuptohet se do të largohet nga Arsenali. Kjo lë të hapur mundësin e kalimit te Bayer Leverkusen në qershor me një kontratë 4 vjeçare. Transferimi i Xhakës pritet t’i kushtojë gjermanëve rreth 15 milionë euro.
Por Topçinjtë nga ana tjetër po përpiqen të gjenë zëvëndësuesin e shqiptarit ku në krye të listës është Declan Rice. Mesfushori aktualisht ndohet në pronësi të West Ham dhe ka një kontratë deri në qershor të 2024. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, londinezët janë të gatshëm të negocojnë në rast se marrin ofertën e duhur për 24-vjeçarin. Kjo gjë lë të hapur mundësinë e kalimit të tij te Arsenali në verë.
Poll