Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

XAVIT i shtohet “oreksi”: Një trofe nuk na mjafton, duam “poker” këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
XAVIT i shtohet “oreksi”: Një trofe nuk na mjafton, duam

“Oreksi vjen duke ngrënë” është një nga shprehjet që e kemi dëgjuar shpesh. Pikërisht kjo fjali zë vend në deklaratën e Xavi Hernandez. Tekniku spanjoll në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Real Sociedad në Kupën e Spanjës ka theksuar se të tijtë nuk mjaftohen vetmë me një trofe, ndërsa synojnë t’i fitojnë të gjithë trofetë ku marrin pjesë.

“Jemi në një moment shumë të mirë dhe fitimi i Superkupës na dha më shumë besim për të ardhmen. Duhet të pretendojmë më shumë nga vetja dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë gjë. Nuk duhet të ndalemi pikërisht tani”, u shpreh Xavi.

“Nuk duhet të kënaqemi vetëm me një trofe. Unë nuk kënaqem vetëm me Superkupën, pasi kemi mundësi që të fitojmë 4 trofe këtë sezon. Mund të triumfojmë kudo që luajmë”, tha Xavi.

Barcelona udhëheq La Liga dhe është në garë edhe për Europa League, ndaj mund t’i fitojë këto trofe. “Duam të fitojmë La Liga, Kupën e Mbretit e jo vetëm. Edhe në Europa League mund të shkojmë deri në fund, pasi i kemi mundësitë”, tha Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga