
Barcelona dhe Atletico Madrid u përballën mes tyre mbrëmjen e djeshme, sfidë që shkoi në favorin e katalanasve. Skuadra e Xavi Hernandez ia doli të triumfonte 1-0 ndaj Atleticos. Vendimtarë në këtë përballje padiskutim ishte Joao Felix.
Portugezi shënoi ndaj ish-skuadrës së tij për t’i dhuruar kështu 3 pikë shumë të rnëdësishme blaugranave. Pas kësaj ndeshje do të ishte shumë i lumtur Xavi, i cili theksoi se tashmë skuadra e tij ka rikthyer lojën karakteristike të tyren.
“Lojtarët bënë një hap përpara. Ata besuan në vetvete. Skuadra ishte e shkëlqyer në shumë aspekte. E vetmja gjë që na mungonte ishte efikasiteti. Ne luajtëm një ndeshje që mund ta kishim fituar më rehat.
Jam shumë i lumtur sepse rikthyem lojën tonë. Ne humbëm dy raste në pesë minutat e fundit. Le të shpresojmë se mund të gjejmë qëndrueshmërinë që na nevojitet për të luajtur çdo ndeshje të tillë. Nuk e pashë Joao Felix të festonte golin, por ai bëri sërish diferencën. Ai dha gjithçka. Ai shkon shumë mirë me Cancelon dhe gjithmonë them se e shoh shumë të lumtur me ne”, përfundoi Xavi.