
Supersfida e javës në Champions League nuk kishte si të ishte tjetër përveç asaj të Bayern Munich – Barcelona. Allianza Arena do të rrëmbejë vëmendjen e botës së futbollit mbrëmjen e sotme në orën 21:00. Barcelona ka shumë për të provuar. Testi i së vërtetës është për Barcelonën të cilët prekën pikën më të ulët pikërisht përballë bavarezëve në humbjen 8-2 para 2 vitesh.
Xavi nuk ka dilema për formacionin anti-Bayern me Marcos Alonso që pritet të bëj debutimin e tij si titullar. Nagelsmann nga na tjetër ka dyshime vetëm për partnerin e Lucas Hernandez. Pas ndeshjes jo të mirë të De Ligt përballë Stuttgart, trajneri duhet të vendosë nëse do t’i besojë përsëri holandezit apo Upamecanos për të markuar Lewandowskin.
Formacioni i Mundshëm:
Bayern Munchen (4-2-2-2): Neuer; Pavard, De Ligt, Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Sane, Musiala; Muller, Mane. Trajner: Julian Nagelsmann
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Garcia, Alonso; Gavi, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowksi, Dembele. Trajner: Xavi Hernandez