
Pedri është një nga talentet e Spanjës, i cili kërkon të lërë gjurmë në Kupën e Botës. Talenti i “Furisë së Kuqe” arriti të gjente golin e parë në Botëror në fitoren që spanjollët siguruan 7-0 ndaj Kosta Rikës.
Lidhur me yllin e Barçës ka folur edhe trajneri i ekipit, Xavi Hernandez, i cili ka theksuar se Pedri i ka të gjitha cilësitë e një futbollisti të madh.
“Ai i ka të gjitha aftësitë që duhet të ketë një futbollist, në këtë rast mesfushor, ka talent, ka sakrificë, është i fortë në mbrojtje, mund të luajë tre ndeshje radhazi, ka gjithçka për të bërë diferencën. Ai sapo ka mbushur 20 vjeç, është shumë i ri, por tregon një pjekuri të pazakontë në një Kupë Bote. Është kënaqësi ta shikosh duke luajtur, ai mund të bëjë ndryshimin në çdo ndeshje. Ai shkon mirë me Gavi, shoqërohet me Busquets. Ne të kesh një qendër në Spanjë që është kënaqësi të shikosh lojën”, përfundoi Xavi.