
Barcelona më në fund u rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mbrëmjen e djeshme ia doli të mpshte mes shumë vështirësive Almerian. Katalansit triumfuan 3-2 ndaj kundërshtarë duke siguruar një 3 pikësh me shumë vlerë në la Liga.
Pas kësaj firoreje, Xavi Hernandez pavarësisht 3 pikëve kishte shumë rezerva për djemtë e tij. Timonieri katalanas ka theksuar se ekipi i tij nuk po luan me zemër dhe lojtarët po ndjejnë presionin.
“Ose bëjmë më të mirën ose nuk fitojmë asgjë. Duhet të zgjohemi. Nëse nuk ka futboll, duhet të luajmë me zemër dhe me shpirt. Nuk jam i zemëruar tani. Jam ankuar për mungesën e shpirtit në ekipin tim. Ju e ndjeni presionin, por unë duhet të jem më kërkues ndaj lojtarëve, por në të njëjtën kohë i mbroj ata”, ka përfunduar Xavi.