Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

XAVI i kënaqur pas fitores me Atleticon: Fituam para tifozëve tanë, e dinim se gjithçka mund të ndodhte

Shkruar nga NEWSPORT
XAVI i kënaqur pas fitores me Atleticon: Fituam para tifozëve

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në konferencën për shtyp pas fitores me Atletico Madrid. Katalanasit triumfuan 1-0 dhe golin e vetëm të sfidës e shënoi Ferran Torres.

"Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi mundur një ekip të madh. Normalisht që nuk pësojmë kaq shumë raste për gol, por Atletico Madrid është në një moment të jashtëzakonshëm dhe kjo tregon formën e ekipit .

Është një fitore vendimtare. Ka gjithmonë kritika dhe do të ketë edhe sot. Ne donim të fitonim para tifozëve tanë. Kemi luajtur një ndeshje të plotë, e dinim se gjithçka mund të ndodhte.

Rikthimi i De Jong dhe Pedri? Frenkie është i qetë dhe Pedri ndryshon fytyrën e ekipit kur ai hyn në fushë. Ferran ishte shumë mirë. Në mbrojtje ne mbajtëm edhe një herë portën e paprekur. Ishim solidë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga