Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

XAVI: Ansu FATI? Është akoma herët për të folur për të, duhet të shikojmë dhe “Fair-Play”-in financiar

Shkruar nga NEWSPORT
XAVI: Ansu FATI? Është akoma herët për të folur

Është e pamundur që në një konferencë për shtyp të Xavi Hernandez të mos përmendet Ansu fati. Talenti balugrana ka luajtur shumë pak këtë sezon, por përsëri në ato ndeshje që është thirrur në aksion ka arritur të tregojë gjithë potencialin e tij.

Trajneri katalanas në deklaratën theksoi se është ende herët për të folur për të ardhmen e Fati, pasi nuk dihet akoma se cili do të jetë “Fair-Play” financiar. Kjo lë të nënkuptohet se nëse skuadrës do t’i duhet të shesë lojtarë për të përmirësuar “Fair-Play” atëherë Ansu mund të shitet, ndërsa nuk mungojnë edhe interesimet nga klubet e tjera.

"Unë nuk kam folur me Ansu, ne mendojmë se është shpejt sepse nuk e dimë 'fair-play' ose skenarin që do të kemi. Ne duhet ta planifikojmë atë. Në qershor do të flitet për këtë temë", ka theksuar shkurtimisht trajneri kampion i La Liga.

Por nëse nuk është e nevojshme shitja e tij me shumë gjasa e ardhmja e 20-vjeçarit do të vazhdojë të jetë në “Camp Nou”. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Ansu Fati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga