
Barcelona vuajti jo pak ndaj Gironas për të siguruar 3 pikët mjaft të rëndësishme në La Liga. Pedri padiskutim ishte lojtari i ndeshjes, pasi goli i tij do t’i dhuronte katalansve fitoren, ndërsa për talentin e balugranave ishte një realizim mjaft i veçantë, pasi erdhi në ndeshjen numër 100 me fanelën e Barçës.
Një fitore që lë me pasoja skuadrën katalanase, pasi Ousman Dembele pësoi një dëmtim që në pamje të parë mund ta mbaja jashtë fushave për rreth një muaj, që e cila shton “hallet” e trajnerit Xavi Hernandez, i cili është i kënaqur me rezultatet, por insistoi se paraqitjet e ekipit të tij duhet të jenë më të mira përpara.
“Ne duhet të guxojmë të bëjmë më shumë gjëra në sulm. Kemi krijuar shumë raste nën presion të lartë, por nuk kemi qenë plotësisht të saktë në sulm. Duhet të jemi më të qetë në pjesën e kundërshtarit. Unë largohem i kënaqur me tre pikët, por duhet të përmirësohemi.
Dembele? Ka një lëndim. Dembele ka vënë re diçka, kështu që me siguri ka një lëndim. Ai ka vënë re një dëmtim në kuadriceps”, përfundoi trajneri i Barçës.