Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E RËNDË/ Vuri bast rrogën për Belgjikën, 44-vjeçari nga Cërriku vret veten pas fitores së Francës

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË/ Vuri bast rrogën për Belgjikën,

Një 44-vjeçar nga qyteti i Cërrikut ka vrarë veten pasi kishte vënë gjithë rrogën në lloto për fitoren e skuadrës së Belgjikës, në ndeshjen kundër Francës.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në ambientet e ish-Uzinës së naftës në Cërrik dhe dyshohet se viktima ka qenë në kushte depresioni pasi kishte vendosur gjithë rrogën për fitoren e Belgjikës, e cila për fatin e tij të keq e humbi ndeshjen.

Shtetasi me inicialet A.T ka qenë në orarin e punës kur është vetëhedhur nga oxhakui i ish-Uzinës ku punonte si roje. Sakaq, materialet i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga