Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vrau pa mëshirë dy tifozët, policia qëllon autorin e dyshuar, u kap duke…

Shkruar nga NEWSPORT
Policia në Bruskel ka qëlluar me armë zjarri një person, i cili dyshohet se është autori i sulmit të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Belgjikë, ku mbetetën të vdekur dy tifozë. Sipas mediave të huaja mësohet se 45-vjeçari tunizian Lasuet Abdeslam është qëlluar mëngjesin e së martës në një kafene në lagjen Schaerbeek.  Aktualisht ai ndodhet në reaminacion pasi si pasojë e të shtënave ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden, në një deklaratë për mediat mëngjesin e kësaj të martë tha se një person është qëlluar nga policia dhe dyshohet se ka lidhje me sulmin e ndodhur ditën e djeshme. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së martës para ndeshjes mes Belgjikës dhe Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium. Futbollistët  suedezë pas kësaj ngjarje refuzuan që të dalin në fushë në pjesën e dytë. Delegatët e UEFA-s dhe autoritetet e kësaj ndeshje nuk lejuan të ndërpritet loja, por futbollistët e Suedisë nuk pranuan kurrësesi të dilnin në fushën e lojës. Kush është 45-vjeçari që dyshohet se vrau dy persona në Bruksel 45-vjeçari Lasoued Abdeslam, 45 vjeç, me origjinë tuniziane, banues në Brukseli është përballur më parë në vendin e tij, Tunizinë, me akuzat për “terrorrizëm”, sipas mediave belge . Në një video të regjistruar nga një banor i zonës, 45-vjeçari, shihej dje  i veshur me një xhaketë portokalli dhe një helmetë të bardhë, mban një armë zjarri . Pasi zbriti nga skuteri, ai qëlloi disa herë në rrugë duke lënë të vdekyr dy tifozët suedecë të cilët ndodheshin në një taksi, dhe duke plagosur shoferin, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas autori bërtiti “Allahu Akbar”, dhe u arratis me një biçikletë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga