
Floyd Mayweather ka ofruar të paguajë për shërbimet e funeralit të George Floyd ... me superstarin e boksit që është zotuar se do të ndihmojë familjen e Floyd.
“TMZ Sport” zbulon se Mayweather është duke ofruar të financojë të gjitha shërbimet për Floyd në Houston, Minesota, Charlotte dhe një vend tjetër që do të emërohet në një datë të mëvonshme.
Për momentin nuk dihet ende nëse familiarët e Floyd e kanë pranuar një propozim të tillë, por kjo do të zbulohet në ditët në vijim. Njerëzit pranë Mayweathear theksojnë se ai po e bën këtë gjë pasi ia ndjen zemra për ta bërë një gjë të tillë.
Vrasje afrikanit nga një polic në Minesota ka sjell trazira dhe reagime të fuqishme nga të gjithë njerëzit. Shumë të famshëm me ngjyrë kanë kërkuar që të bëhet drejtësi për këtë vrasje dhe rracizmi mos të ekzistojë më.