Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Vora nuk e meriton të jetë në këtë gjendje”, shpërthen Arbri: Ndaj skuadrës ka një gjykim tendecioz, mos sillni lloj-lloj arbitrash

Shkruar nga NEWSPORT
“Vora nuk e meriton të jetë në këtë

Vora dhe Elbasani u ndalën në barazim 1-1. Një barazim që ndal hapin e Vorës, pasi e mban me  të njëjtën diferencë me skuadrën e Nevil Dedes.

Pas këtij barazimi foli trajneri i skuadrës së Vorës, Klodian Arbri. Ky i fundit ishte i revoltuar me arbitrat dhe shprehet se po ndikojnë për keq në ecurinë e skuadrës së tij.

Barazimi? Nuk mendoj se ishte rezultat i drejtë. U dnëshkuam në një moment që nuk duhej. Doja fitoren.

Objektivi ishte vetëm fitorja? Normale, kampionati është i gjatë dhe ndaj ekipeve rivale ishte e vështirë. Ekipi i Vorës nuk e meriton të jetë në këtë gjendje. Jam super i kënaqur që skuadra bëri një lojë të mirë.

Arbitrimi ka qenë gjithmonë tendecioz dhe nuk e di pse ia bëjnë Vorës këtë. Nga një gabim individuam u ndëshkuam. Duke ardhur, duke rënë, bie edhe grinda.

Kujt i referohesh kur thua se nuk e meriton Vora? Nuk e meriton dhe i drejtohem arbitrimit. Kundër Vorës luajnë të gjithë fortë dhe është një skuadër që luan bukur futboll. Nuk duhet të vijë lloj-lloj arbitrash, sepse një detaj vendos ndeshjet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga