Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vora do ‘kokën’ e Apolonisë, klubi hap dyert për tifozët: Të gjithë sëbashku drejt objektivit

Shkruar nga NEWSPORT
Vora do ‘kokën’ e Apolonisë, klubi hap dyert për

Vora do të presë Apoloninë të shtunën në orën 13:30 në shtëpi për të luajtur ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Blutë kërkojnë 3 pikët për të ruajtur vendin e 3-të në kampionat të cilën e ndan me pikë të barabarta e Flamurtarin.

Me një postim në rrjete sociale, klubi kërkon mbështetjen e tifozëve për t’u dhënë një motiv shtesë lojtarëve në fushën e lojës. Hyrja në stadium do të jetë e lirë, pa bileta, në mënyrë që perkrahja të jetë sa më e madhe.

Edhe 2 ditë, Mos harro, të shtunën në orën 13:30 duhet të përkrahim skuadrën ndaj ftohen të gjithë qytetarët e Vorës së bashku me tifozerinë e mrekullueshme ‘Ultras Vora’ dhe t’ju japim përkrahje dhe motiv shtesë djemve për fitoren. Së bashku do t’ja dalim! Shihemi në shtëpi, të shtunën në orën 13:30, hyrja është falas, destinacioni i vetëm është ‘Stadiumi Vora’. Të gjithë sëbashku drejt objektivit”, shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga