
Vora siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe sezonin e ri synon të jetë konkuruese. Skuadra që drejtohet nga Artan Mërgjyshi nuk ka të ndalur, ndërsa është ekipi më aktiv në këtë merkato.
Ditën e sotme kanë bërë një tjetër afrim në skuadër, teksa kanë firmosur me ish-lojtarin e Butrintit. Bëhet fjalë për Jefferson Oliviera, i cili luan në repartin e mbrojtjes.
“Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Jefferson Oliveira është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Jefferson Oliveira është aktivizuar me ekipe si Butrinti, Orikumi.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen mbrojtësi Jefferson Oliveira dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, shkruan klubi.