Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Voltana ADEMI krenohet me vajzat e koshit: Kënaqësi e veçantë, keni mbështetjen time

Shkruar nga NEWSPORT

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka pasur një takim të veçantë me kampionet e koshit shqiptar për sezonin që lamë pas. Ajo mbështet maksimalisht vajzat shkodrane që arritën të çonin në qytetin e tyre trofeun e shumëpritur.

Bën thirrje për masivizimin e lojërave me dorë si dhe thekson që do të bëjë maksimumin për të mbështetur sportin në Shkodër. Në fjalën e saj, në kanalin zyrtar, kryebashkiakja shkruan:

"Ekipi i të rejave të Vllaznisë është shpallur kampion kombëtar në basketboll për sezonin 2020- 2021. Ishte kënaqësi e veçantë ti prisja, uroja dhe falënderoja për këtë arritje, fryt i punës së përbashkët të sportisteve dhe trajnerëve të ekipit.

Sporti i basketbollit është një nga sportet më me traditë në Klubin Sportiv Vllaznia dhe rezultati i ekipit të të rejave, është pikërisht tregues dhe vijimësi.

Gjatë bashkëbisedimit i sigurova se mbështetje e Bashkisë së Shkodrës për sportin, në veçanti për basketbollin, do të vijojë edhe pas ndryshimeve në ligjin për sportin.

Masivizimi i sportit, krijimi i ekipeve zinxhir, evidentimi dhe stimulimi i talenteve të reja për të furnizuar edhe ekipet që marrin pjesë në kampionatet kombëtare, është e do të jetë prioritet i Bashkisë Shkodër", përfundon ajo.

Postimi i Voltana Ademit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga