Kampionati Kombëtar i Volejbollit për meshkuj vijon të jetë interesant, ku protagonistët e bëjnë të tillë. Java e 13-të ka ''prodhuar'' disa fitore të thella, ku mund të përmendim Elbasani 0-3 Erzeni dhe Partizani 3-0 Teuta. Vllaznia ka fituar 1-3 me Studentin ndërsa kryqytetasit e Tiranës u mposhtën po 1-3 me Skënderbeun. Kështu, Erzeni vijon të kryesojë tabelën, e ndiqet nga Partizani dhe Tirana.
Lufta për vendin e parë do jetë deri në fund, me këto tre skuadra pretendente. Në fund të rënditjes është Teuta që ka zhvilluar paraqitje jo në nivelin e pritur. Disfata e njëpasnjëshme kanë bërë që ata të jenë të fundit. Mirë ka bërë Vllaznia që gjendet në mesin e tabelës.

Poll