Vllaznia ka bërë vetëm para momentesh një tjetër goditje në merkato. Sulmuesi Brunild Pepa është pjesë e kuqebluve për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi kuqeblu në faqen zyrtare në facebook. “KF Vllaznia firmos me sulmuesin Brunild Pepa. Mesditen e sotme, KF Vllaznia ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Sulmuesi 26 vjeçar Brunild Pepa ka hedhur firmën në kontratë dhe tashmë ai për dy sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu”, shkruhej në komunikimin e klubit kuqeblu.
Galeria fotografike ()
Poll