
Kombëtarja U-21
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore të shtatorit ndaj Gjermanisë.
Kuqezinjtë u stërvitën në “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe sfida.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar te goditjet standarde dhe elemente të tjera teknike të lojës. Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale, të gatshëm për të dhënë maksimumin.
Takimi Shqipëri U-21 – Gjermani U-21 do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Poll