Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Edi Rama dhe Armand Duka kërkesë Aleksander Ceferin, kryeministri dhe kreu i FSHF-së njëzëri: Na e jepni ne finalen e Superkupës së UEFA-s!

Shkruar nga NEWSPORT
Edi Rama dhe Armand Duka kërkesë Aleksander Ceferin, kryeministri dhe
Duka - Rama - Ceferin

Për Shqipërinë çdo gjë është e mundur. Kemi pritur samite të mëdha, të BE dhe do të presim edhe të NATO-s. i nderuar miku im Aleksandër, duhet të na e jepni ne Finalen e Superkupës së UEFA. Unë e di që ju do më thoni votimi, e të tjera si këto, por nëse ai që keni në të majtën e në të djathtën tuaj janë dakord, kjo kërkesë e jona bëhet realitet”.

Ishte kjo kërkesa e drejtpërdrejtë e kryeministrit Edi Rama për kreun e UEFA Alekandër Ceferin, në fjalën e mbajtur dje në pallatin e Brigadave, ku për nder të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA që zhvilluan mbledhjen e tyre të radhës në Tiranë, u mbajt një darkë zyrtare.

Kërkesën fillimisht e bëri mikpritësi, presidenti i FSHF Armand Duka. “Imagjinoni, finalja e Superkupës së UEFA në Tiranë. Një moment jo vetëm historik, por vërtet i paharrueshëm që do të gdhente emrin e vendit tonë me krenari në skenën globale të futbollit”, tha presidenti Duka në fjalën e tij të mirëserardhjes për gjithë delegacionet.

Diten e djeshme gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA në Tiranë u vendos që Superkupa e UEFA për edicionin e vitit 2026 të zhvillohet në Salzburg të Austrisë. Kështu që kërkesa e Shqipërisë, që do të bëhet zyrtarisht edhe nga FSHF për UEFA, do të jetë për edicionin e radhës.

Edi Rama kur foli tha se ngjarjet e tilla të futbollit kanë impakt për Shqipërinë. Ai përmendi finalen e 2022 në Tiranë mes Romës dhe Feyenord. Kryeministri tha se që nga ajo ndeshje dhe shkëlqimi i saj, hollandezët kanë shtuar ndjeshëm numrin e tyre të vizitave në Shqipëri. “Eshtë rritur numri i turistëve hollandezë me 5 apo 6 përqind”, tha kryeministri, duke iu referuar prezencës së tyre në ndeshje dhe impaktit që pati për vendin.

Darka e djeshme kaloi në një atmosferë miqësore dhe tradicionale. Miqtë e UEFA përveçse shijuan gatimet shqiptare gjatë darkës, patën mundësi të ndiqnin një spektakël të ODES shqiptare, ku një grup profesionist sollën këngët shqiptare, inkenuan një dasëm shqiptare me këngë e valle, e cuan spektaklin tek vallja e Osman Takës dhe tradita Came, e vazhduan me veriun me vallen e Tropojës. Morën duartrokitje të mëdha ariet e kënduara nga dy tenorët Josif Gjipali e Kastriot Tusha, ndërsa në sallë, të gjithë kamarierët ishin veshur me kostumet tradicionale, çka e ktheu vendin në një skenë të madhe spektakli, ku spektatorët ishin miq të huaj dhe shumë të suprizuar nga gjithcka e organizuar deri në detaj.

Poll

Lexo gjithashtu