
Çdo gjë është zyrtarizuar për sa i përket kanalit që do transmetojë sfidën mes Vllaznisë dhe Craiovas. Kanali romun i Digi Sport 1 ka publikuar noftimin zyrtar për të drejtën e transmetimit të kësaj sfide, por akoma nuk ka asgjë zyrtare nga kanalet shqiptare.
Interesi i shumë sportdashësve shkodran që jetojnë jashtë vendi vazhdon të jetë i lartë, pasi që e drejta për transmetimin e ndeshjes nuk është dhënë për asnjë nga mediat televizive të vendit tonë. Sipas shumë raportimesh, oferta që i është afruar klubit ka qenë e papërfillshme sa dhe ‘’ofenduese’’ për vetë emrin që mbart Vllaznia. Ditët në vazhdim mund të ketë zhvillime për sa i takon kësaj çështje.
Postimi zyrtar i Digi Sport:
Poll