
Vllaznia e femrave arriti të siguronte titullin e 10-të rradhazi sot ku mposhti Tiranën në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0. Ky sukeses është përgëzuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Nëpërmjet një postimi në kanalin e tij zyrtar Duka shpreh urimet më të përzemërta për vajzat e Vllaznisë. Ndër të tjera ai shton se ata kanë nderuar futbollin shqiptar me kualifikimin e arritur në fazën e grupeve të UEFA Women's Champions League.
Postimi i Armand Dukës:
Urime Vllaznia për titullin e 10-të rradhazi kampion
Dëshiroj t'i shpreh urimet më të përzemërta Vllaznisë së vajzave për titullin kampion në këtë sezon.
Një sezon i jashtëzakonshëm për vajzat shkodrane ku përveç sukseseve brenda vendit nderuan futbollin shqiptar duke arritur në 16 më të mirat e UEFA Women's Champions League.
Përgëzime për të gjithë kontributorët e këtij suksesi, nga vajzat që shkëlqejnë në fushën e lojës te stafi teknik e Presidenti Matija që nuk rresht së investuari për të rritur futbollin e vajzave.
Edhe njëherë shumë urime e suksese në të ardhmen e afërt.