Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia projekton rikthimin e mbrojtësit malazez

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato e Vllaznisë ka ecur me ritme të shpejta, ndërsa kanë bërë rikonfirmimin e grupit të sezonit të shkuar si dhe disa afrime të studiuara. Kanë nisur përgatitjet, ndërsa ka emra të ndryshëm që vijnë për provë, por që për trajnerin Armando Cungu ende nuk ka bindur dikush. Megjithatë, shkodranët nuk e kanë përfunduar merkaton, ndërsa pika kryesore është qendra e mbrojtjes, e cila duhet mbyllur patjetër.

[caption id="attachment_13155" align="alignleft" width="300"]Blazo Rajoviç kur luante me Vllazninë në Europa League Blazo Rajoviç kur luante me Vllazninë në Europa League[/caption]

Mundësitë e vetme në vend janë Endri Vrapi dhe Antonio Marku, lojtarë që e mbyllën kampionatin me fanellën kuqeblu, por që ende nuk janë konfirmuar, pasi kërkesat monetare kanë qenë të larta. Nga ana tjetër, trajneri Cungu pritet që të afrojë në skuadër një ish-lojtar, i cili e njeh mirë mentalitetin e Shkodrës dhe të futbollit shqiptar.

Blazo Rajoviç, mbrojtësi 30-vjeçar, i cili mbylli sezonin me Mornar në Mal të Zi, tashmë është i lirë. Drejtuesit dhe stafi i Vllaznisë kanë kontaktuar me lojtarin, ndërsa janë njohur me kushtet e të dyja palëve. Pritet që Rajoviç të pranojë ofertën e klubit shkodran. Ai u transferua në gusht të 2009 në Shkodër, ndërsa luajti deri në fund të sezonit 2010-2011 duke u transferuar në Vlorë për dy sezone. Por më pas u rikthye në Shkodër duke luajtur për 6 muaj në sezonin 2013-2014.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga