Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia në Kategorinë e Parë, zv/trajneri jep shpresa: Na njohin të gjithë, ja kush do t'i plotësojë vendet bosh

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia në Kategorinë e Parë, zv/trajneri jep shpresa: Na njohin

Vllaznia këtë vit duhet të provojë "shijen" e Kategorisë së Parë pas dështimit në Superligë vitin e shkuar. Lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kampin shkodran dhe planet për të ardhmen, ka folur zv/trajneri i Vllaznisë, Elvin Beqiri për mikrofonin e "RTSH"-së.

"E pres me padurim vazhdimin e aventurës time të re. Kur bëhet fjalë për Vllazninë, jam gjithmonë gati të jap më të mirën nga vetja. Vllaznia është një skuadër ku unë jam rritur e zhvilluar, jo vetëm si futbollist, por dhe si trajner tashmë. Nuk do ta kem aspak të vështirë ambientimin, pasi jam pjesë e këtij klubi për shumë vite. Kam drejtuar dhe moshat dhe nuk jam aspak i huaj. Objektivi ynë kryesor është të rikthehemi sa më parë në Superiore. Kemi nisur menjëherë nga puna, kemi marrë disa lojtarë në provë që po i shikojmë me kujdes. Do të mundohemi të zgjedhim të duhurit për të plotësuar vendet ku kemi nevojë për përforcime", ishin fjalët e Beqirit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga