Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia ndryshon “look” me Sedloskin, projektohet një ekip super defansiv

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia ndryshon “look” me Sedloskin, projektohet një ekip

Goce Sedloski ka marrë menjëherë frenat te Vllaznia. Trajneri maqedonas u emërua befasisht nga shkodranët në orët e vona të natës duke zëvëndësuar Auron Milotin në krye të pankinës. Nesër tekniku që nxorri kampion Shkupin do të bëjë debutimin e tij me kuqeblutë teksa presin në Loro Boriçi Erzenin në orën 18:00 për javën e 28-të të Superiores.

Me Shkupin preferonte një formacion sulmues 4-2-3-1 por në ndeshjen ndaj shijakasve pritet një ekip defansiv që duket që nga emrat. Vllaznia pritet të rreshtohet me formacionin 3-5-2 me Shehin, Juric dhe Bulatovic në treshen para Zogovic dhe Gurishtën me Hakajn nga krahët.

Mesfusha do të jetë sërish plot muskuj me Jonuzin, Boshnjakun dhe një mes Markut apo Heric ndërsa në sulm shtatlartët Balaj e Kaina.

Megjithatë, dilemat s’kanë fund në kokën e maqedonasit që ka shumë lojtarë në dispozicion me të cilët mund të përdorë çdo skemë të mundshme. Do të jetë vetëm ora e fundit përpara ndeshjes që do të shuaj të gjitha dyshimet.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-5-2): Zogovic; Shehi, Juric, Bulatovic; Gurishta, Jonuzi, Boshnjaku, Marku (Heric), Hakaj; Balaj, Kaina (Latifi). Trajner: Goce Sedloski

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga