Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia mendon për të ardhmen, shkodranët arrijnë marrëveshjen me Akademinë e "filizave"

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia mendon për të ardhmen, shkodranët arrijnë

Vllaznia ka arritur të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me Klubin e Futbollit Shkodra. Marrëveshje e cila ka një vizion për të ardhmen e talenteve në qytetin e Shkodërs. Ekipi i Vllaznisë duket që fokusin tashmë e ka përqëndruar tek elementi vendas dhe ky bashkëpunim e konktretizon këtë ide.

Akademia është e rëndësishme për çdo ekip dhe në Shkodër kjo dihet mirë tashmë pasi ekipet zinxhir kanë sjellë shumë trofe për qytetin. Vllaznia dhe Klubi i Futbollit Shkodra do bashkëpunojnë sëbashku në rritjen dhe zhvillimin sa më profesionale tek akdemitë e moshave.  

Njoftimi zyrtar i akademisë Vllaznia: “Klubi Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me Klubin e Futbollit Shkodra një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e lojtarëve cilësore në nivel akademish. Duke patur parasysh kontributin e padiskutueshëm të partnerëve lokalë dhe me synimin për masivizimin e futbollit në Shkodër, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet gjithmonë i hapur për të krijuar sa më shumë hapësira për ushtrimin e sportit të futbollit për të gjithë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga