Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia me ndryshime në staf, trajner të rinj për grupmoshat

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia me ndryshime në staf, trajner të rinj për grupmoshat

Sipas raportimeve në media bëhet e ditur që ekipi i Vllaznisë do të sjell disa ndryshime në strukturat e ekipeve zinxhir. Akademia e U-19 dhe U-17 do të kenë nga starti i këtij sezoni trajner të rinj. Ekipet që bëjnë pjesë në kategoritë Superiore përkatëse do drejtohen nga ish futbollistë të ekipit të Vllaznisë.

Edmod Doçi dhe Gilman Lika do jenë dy emrat e rinj sipas shtyit të shkruar. Doçi më herët ka qenë pjesë e vazhdueshme tek akademitë e ekipit Vllaznia duke drejtuar ekipet e U-15 dhe U-17. Tashmë i është besuar kreu i pankinës për grupmoshat e U-19.

Gilman Lika në hapat e tij të parë si trajner me emrimin e tij në krye të pankinës për grupmoshat e U-17 do të jetë një ndër arritjet e tij më të larta momentalisht. Një hap i rëndësishëm ky për Likën i cili me moshën e re dhe eksperiencen e madhe si lojtar pa shumë për të dhënë në këtë rrugëtim të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga