
Vllaznia do të luajë nesër me Kastriotin në Loro Borici ndeshjen e javës së 23-të të Superiores në orën 17:00. Para sfidës, “xholi” Arsid Kruja foli në konferencën për shtyp.
Luani në disa pozicione por në krahun e djathtë të mbrojtjes, sa herë ka nevojë Vllaznia ju jeni i gatshëm. A do jetë edhe nesër kështu?
Është e vërtetë që luaj në disa pozicione por duke patur probleme në mbrojtje, spostimi në krahun e djathtë është nevojë për ekipin dhe aty jam aktivizuar. E kam luajtur shumë herë këtë pozitë dhe nuk e kam problem.
Kampionat i fortë apo skuadrat po tregojnë oshilacione?
Kampionati është shumë i fortë, cdo vit po bëhet më i fortë ku skuadra e vendit të parë humbet me të fundit por edhe skuadrat kanë bërë shumë gabime dhe si rrjedhojë vështirësohet kampionati.
Dy sezonet e fundit, Kastrioti ka marrë pikë në Shkodër.
Ato gabime që kemi bërë presim t’i rikuperojmë dhe të kemi rezultate sa më pozitive. Kastrioti i hap punë cdo ekipi dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën nesër.
A jeni i kënaqur me minutazhin e këtij sezoni?
Cdo lojtar ka dëshirë të japi kontribut 90 minuta por ajo varet në dorë të trajnerit. Unë jam i kënaqur që i shërbej Vllaznisë në rradhë të parë më vonë aktivizimi është pjesë e trajnerit dhe sa herë të ketë nevojë ekipi unë jam i gatshëm.
Shumë mungesa të cilat nuk janë ndjerë shumë, a është kontigjenti i bollshëm?
Unë e kam thënë që Vllaznia ka dy formacione dhe kjo është përgjegjësi për trajnerit pasi ka shumë lojtar në dispozicion dhe nuk ndihet mungesa e lojtarëve. Kjo i bën mirë ekipit pasi rritet konkurenca dhe cilësia.
Treshja e artë në sulm, Latifi – Balaj – Mala, nesër momenti shpërthyes?
Atë e pret e gjithë Shkodra, pasi aty varen shpresat, të shënojnë dhe ne të marrim rezultate pozitive. Megjithatë, kanë bërë mjaft mirë edh epse nuk kanë shënuar por kanë bashkëpunuar me ekipin dhe kemi marrë rezultate pozitive.