Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Vllaznia do të bëjë detyrën ndaj Dinamos”, Alsid Tafili: Merkato e gabuar, por tani jemi në rrugën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia do të bëjë detyrën ndaj Dinamos”,

Ish-futbollisti i Vllaznisë, Alsid Tafili, tashmë trajner në akademinë e shkodranëve ka dhënë një prononcim në prag të sfidës që kuqeblutë do të zhvillojnë në ‘Loro Boriçi’ përballë Dinamos.

“Një Dinamo që ka ndryshuar me Mehmetin, por edhe nëj Vllaznia që pritet të bëjë detyrën pasi ka lënë shumë pikë. Detyrimisht kërkon vetëm 3 pikët, pritet një lojë e luftuar. Dinamo është e kënaqur edhe me një barazim ndërsa Vllaznia vetëm 3 pikët.

Vllaznia do të gjejë forcat pasi grupi është kompletuar, është punuar me detaje për këtë ndeshje. Lojtarët janë të motivuar për 3 pikët për të mos patur më atë krizën e rezultateve. Ngërçi i Vllaznisë është dëmtimet, ndryshimi i trajnerit, merkato e gabuar. Besoj tani jemi në rrugën e duhur”, tha Tafili për MCN TV.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga