Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vlerësohet plot 55 milionë euro, sulmuesi suedez ‘fikson’ Milanin, Chelsean dhe Arsenalin

Shkruar nga NEWSPORT

Viktor Gyokeres është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni në futbollin evropian. Sulmuesi suedez që momentalisht aktivizohet me ekipin e Sportingut të Lisbonës po kalon formën e jetës.

Në 39 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Gyokeres ka shënuar plot 36 gola dhe ka asistuar në 14 të tjera. Statistika të ‘cmendura’ që kanë fiksuar edhe ekipet më të mëdha. Milan, Chelsea dhe Arsenal janë vënë menjëherë në lëvizje për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit. Por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Përtej vlerës në “Transfermarkt” që është 55 milionë euro, sipas mediave portugeze, sulmuesi suedez nuk do të lihet i lirë për më pak se 70 milionë euro. Një shifër tejet e lartë, por duke parë kualitetin e futbollistit, mund të jetë edhe e vlefshme.

[caption id="attachment_730702" align="alignnone" width="615"]Viktor Gyokeres Viktor Gyokeres[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga