
Tashmë edhe zyrtarisht Silvio Vokrri nuk është më pjesë e Dinamos. 22-vjeçari prej ditësh është larguar nga “Blutë” dhe është bashkuar me Teutën, por vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga ana e klubit.
“Nëndetësja” njfoton se palët kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, ndërsa i urojnë lojtarit suksese në karrierë.
“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me Silvio Vokrrin.
Klubi e falenderon Vokrrin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron suksese në vazhdimësi”, ka shkruar klubi.
Kujtojmë se lojtari nga Mirdita u bë pjesë e Dinamos në gusht të vitit 2022, ndërsa kishte kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
Poll