
Një medalje e artë olimpike ka qarkulluar nëpër Shqipëri gjatë muajve të fundit. Policia italiane ka bërë të ditur se ka gjetur në vendin tonë një medalje të atletit italian, Oskar De Pelegrin, që ky i fundit kishte fituar në “Londër 2012” më garën e gjuajtjes me hark.
De Pelegrin kishte qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij, ku disa hajdutë kishin marrë ndër të tjera edhe medaljen e tij të artë, një kujtim i rrallë i karrierës.
Gjatë inspektimeve, janë gjetur një sërë gjurmësh gishtërinjsh dhe pas hetimeve, polica e provincës së Belunos, ka konfirmuar se në bashkëpunim me kolegët shqiptarë, ka arritur të lokalizojë medaljen në vendin tonë.
Për momentin po plotësohen procedurat për kthimin e saj te pronari i ligjshëm.