
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila e ka nisur keq Vitin e Ri, pas kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Olimpiakosit në datën 12 dhjetor, ai e ka nisur nga stoli takimin që është zhvilluar sot ndaj Panioniosit, ndeshje e vlefshme për javëne 13-të të Superligës greke.
Ai nuk është aktivizuar asnjë minutë me ekipin e tij, Janinën, kjo për faj të kartonit të kuq. Trajneri ka marrë këtë vendim, që si duket është një dënim për futbollistin e Kombëtares shqiptare.
Edhe herë të tjera, Lila ka pasur të tilla probleme, duke e vënë në vështirësi trajnerin e Janinës, i cili ka marrë masa për veprimet që ka bërë 30-vjeçari shqiptar, pasi ky i fundit njihet për temperamentin shpërthyes në momente të caktuara, që këtë herë nuk kanë rezultuar aspak pozitive për futbollistin kuqezi.