Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Fakti që ishim në play off, do të thotë shumë për ne”, Sylvinho pas humbjes me Ukrainën: E kishim të vështirë të reagonim

Shkruar nga NEWSPORT
“Fakti që ishim në play off, do të thotë shumë
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare është mposhtur edhe në miqësoren e luajtur sonte përballë Ukrainës. Sfida e zhvilluar në Valencia, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të ukrainasve. Pas këtij dueli në konferencën për shtyp para gazetarëve ka folur trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.

“Të jem i sinqertë ka qenë shumë e vështirë për të reaguar pas humbjes ndaj Polonisë. Ka qenë mundësia jonë e vetme gjithë jetën, për ne si vend, si Federatë, për të shkuar në Botëror. Pritshmëritë kanë qenë të larta me Poloninë dhe kemi dhënë 100%. Është pak e vështirë për t’u pranuar. Ka qenë e vështirë për të punuar me ekipin këto ditë, edhe në aspektin mental. E njoh ekipin e Ukrainës, kemi luajtur ndaj tyre. Kemi bërë mirë, por kur pëson 3 gola... Ukraina ka lojtarë shumë të mirë. Ne kemi harxhuar shumë energji në ndeshjen e parë dhe nuk ishim rikuperuar mendërisht nga ndeshja e parë.

E kam thënë, nëse do të kishim fituar do të ishim të kënaqur, sigurisht në rast humbje jo dhe aq. Edhe në aspektin e performancës do ishte e vështirë për t’u rikuperuar edhe në anën e mendësisë. Do ishte e vështirë për ne në deshjen e dytë. Por kur arrin në fazën play off. Rezultati ndaj Polonisë ishte i vështirë për t’u pranuar. Ndërsa sot, urime Ukrainës, ka bërë mirë në këtë ndeshje.

E vështirë për të gjetur motivimin? Mendoj se e dini përgjigjen e kësaj pyetje. Është e vështirë për të dyja skuadrat pas një humbje të rëndësishme. 5 ditë më parë kemi qenë duke luajtur një ndeshje me nivel të lartë. Lojtarët kanë qenë duke pritur atë të 5 ditëve më parë. Ukraina ka lojtarë që i respektoj shumë pasi luajnë për klubi si Benfica, PSG, Everton. Fakti që ne kemi pasur mundësinë për të luajtur në play off, do të thotë shumë për ne. Sigurisht që e vlerësojmë, është edhe miqësorja në këtë rast”, tha Sylvinho.

Poll

Lexo gjithashtu