Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vit jubilar për TIRANËN, dy lojtarët bardheblu takohen në “pikë të mëngjesit”

Shkruar nga NEWSPORT

Këtë vit Tirana feston 100-vjetorin e krijimit të saj. Edhe ky sezon futbollistik ka folur në favor të bardhebluve që gjenden në rrugën e duhur për titullin kampion. Padyshim një kontribut të madh ka edhe Gent Muça që pas një sprove të vështirë në jetë, arriti të zbriste sërish në fushë me shiritin e kapitenit në krah.

Rrugët kanë nisur të “ngjyrosen” e posaçërisht lagjet e kryeqytetit që njihen si “bastione” bardheblu, nëpër mure shkruhet emri apo viti i themelimit të klubit të Tiranës. Sot, qendërmbrojtësi është takuar me Red Voglin, shtatlartin e njohur që luan për ekipin e basketbollit të meshkujve. Të dy janë miq me njëri-tjetrin dhe në orët e para të mëngjesit kanë zgjedhur të shkrepin një foto, ndërsa pas tyre shkruhet: “1920”, viti i themelimit të klubit të futbollit Tirana.

Postimi i Voglit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga