
Vinicius Junior duket se do të qëndrojë gjatë te Real Madrid. Sulmuesi i madrilenëve ka shprehur hapur dëshirën për të vijuar për një kohë të gjatë në kryeqytetin spanjoll. Këtë e ka treguar edhe gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. Ky i fundit raporton se sulmuesi brazilian pritet të nënshkruajë me madrilenët deri në vitin 2027.
Kësisoj shuhen gjithë zërat që e largonin futbollistin nga “Santiago Bernabeu”. Ai ka arritur të realizojë me Realin plot 17 gola si dhe ka dhënë 44 asiste. 21-vjeçari shihet si e ardhmja e sulmit të Real Madrid dhe së bashku me Karim Benzema, janë dyshja e frikshme për çdo kundërshtar.
Poll