Paul Pogba është larguar nga Manchester United dhe pritet të transferohet në Torino te skuadra e Juventusit. Shtëpia e mesfushorit francez në Mançester ka dalë në shitje për 3.5 milionë euro dhe menjëherë, është gjetur blerësi i ri.
Ai do të jetë Erling Haaland, i cili u transferua këtë vere te skuadra tjetër e Mançesterit, Man. City. Haaland ka komunikuar me agjencinë që ka në shitje apartamentin dhe e ka vizituar, duke ngelur i mahnitur.
Siç raporton “The Sun”, Haaland nuk u ka besuar syve ku ka parë vilën luksoze, duke u shokuar nga fakti që ka qenë Paul Pogba ai i cili ka jetuar aty. Vila luksoze ka 5 dhoma gjumi, një pishinë të nxhetë, një palestër, një fushë futbolli në oborr dhe një sauna.
Poll
