Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vijnë pas derbit dhe kampionët shqiptarë nuk i trembin, flet trajneri: Jemi përgatitur për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
Vijnë pas derbit dhe kampionët shqiptarë nuk i trembin, flet

Ballkani luan më 5 korrik ora 20:00 përballë Zalgiris, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Zalgirisin mban aktualisht vendin e parë në kampionat, ndërsa më 1 korrik fitoi 2-1 derbin ndaj Hegelmann Litauen.

Kjo fitore shtoi entuziasmin në skuadër, përpara përballjes me kampionët shqiptar. Është trajneri Vladimir Cheburin, i cili foli dhe tha se janë të përgatitur për fitore.

“Çdo fitore është e rëndësishme dhe e mirë. Tani na pret një ndeshje e jashtëzakonshme. Fitorja në derbi rrit besimin. Ne e dimë se mundemi, jemi përgatitur për të. Fitorja është e rëndësishme”, u shpreh trajneri i Zalgiris para ndeshjes me Ballkanin.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga