Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Video/Sali Berisha publikon filmin mbi historinë e futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Video/Sali Berisha publikon filmin mbi historinë e futbollit shqiptar

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status në faqen e tij në Facebook, ku promovon një film të publikuar nga Kompania Kubiks në Tetovë, mbi historinë e futbollit shqiptar. Filmi me metrazh të shkurtër, i animuar është një shenjë falenderimi për ecurinë e Kombëtares Shqiptare në Europian. Pronari i kësaj kompanie, Besir Iljazi i ka dërguar një mesazh ish- kryeministrit i cili  ka bërë publik atë.

"I nderuar z.Berisha,

Pas suksesit të madh të futbollit shqiptar në kualifikimet për Kampionatin Euro2016, Francë, nën ombrellën e UEFA-së dhe prezentimit dinjitoz të ekipit kuq e zi, kompania Kubiks e Tetovës, në shenjë respekti krijoj filmin e shkurtër të animuar "Historia e Futbollit Shqiptar".

Pa pretendime se në një vepër të këtij formati mund të përfshihet i gjithë aktiviteti i futbollit shqiptar, shpresojmë që ky kontribut i kompanisë tonë të jetë shtytës për suksese të reja të kombëtares, ta ndihmon përforcimin e imazhit pozitiv të saj në botë dhe njëkohësisht t'ju pëlqejë juve personalish, pasiqë dimë që pjesë e këtij suksesi është në sajë të meritës suaj.

Ju falemnderohemi.

Me respekt dhe nderime,

Besar Iljazi,

Kubiks,

Tetove’’, është mbyllur mesazhi i Besir Iljazit dhe statusi i Berishës.

https://www.youtube.com/watch?v=-qAG4VUo5DY&feature=youtu.be

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga